0Shares

Për shkak të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se të hënën do të jetë ditë pushimi.

“Duke u bazuar në Ligjin nr.03/L-64 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nderë të Festës së 17 shkurtit 2018, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e shërbimit civil të Republikës së Kosovës do të jetë ditë pushimi e hënë më 19 shkurt 2018”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Telegrafi.

Kujtojmë se aktivitetet për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë do të përfundojnë të dielën më 18 shkurt. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)