LAJMI I FUNDIT:

Për çfarë do të mbahet mend Serena Williams: Tenistja amerikane doli në pension si më e madhja e të gjitha kohërave

Për çfarë do të mbahet mend Serena Williams: Tenistja amerikane doli në pension si më e madhja e të gjitha kohërave

Pas humbjes në një ndeshje spektakolare ndaj Ajla Tomljanovic, tenistja amerikane Serena Williams i dha fund një karriere të pasur me plot trofe dhe me epitetin e tenistes më të madhe të të gjitha kohërave.

Karriera e saj ishte fantastike, çdo lëvizje ishte e këndshme dhe e pabesueshme, kështu që ndeshja e fundit ofroi më shumë se tre orë dramë dhe përpjekje për të zgjatur karrierën e saj edhe për disa minuta.

Por ajo që e ndan Serena Williams nga tenistet e tjera janë trofetë dhe tenisi si kurrë më parë.


Çfarë fitoi në të vërtetë Serena Williams?

Amerikania debutoi më 28 tetor 1995, kur ishte vetëm 14 vjeçe, ndërsa ndeshjen e parë në Grand Slami e zhvilloi në Australian Open në vitin 1998, ku fitoi kundër lojtares së atëhershme të renditur në vendin e gjashtë në botë, Irina Spirlea.

Ajo fitoi titullin e saj të parë Grand Slam në moshën 17-vjeçare, duke mundur Martina Hingis në US Open në 1999. Gjithçka nisi në US Open, ndaj pritej të përfundonte aty, gjë që ndodhi pak orë më parë.

Titujt vazhduan të rreshtoheshin dhe amerikania e famshme u tërhoq me 23 tituj Grand Slam. Është një rekord në epokën Open të tenisit botëror. Kur përfshihet epoka amatore, Margaret Court fitoi 24 tituj.

Serena Williams fitoi 14 tituj të tjerë Grand Slam në dyshe dhe dy në dyshe të përziera. Kjo jep një shifër mbresëlënëse prej 39 trofesh Grand Slam në karrierën e saj.

Ajo fitoi gjithsej 73 tituj në turnetë teke të WTA, si dhe katër medalje të arta olimpike. Ajo është fituese e garave ekipore, duke përfaqësuar Amerikën në FED Cup një herë dhe në Hopman Cup dy herë, dhe kaloi 319 javë në krye të listës WTA.

Serena fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në 2012 në Londër (njëshe dhe dyshe), në 2000 në Sydney (dyshe), në 2008 në Pekin (dyshe).

View this post on Instagram

A post shared by US Open (@usopen)

Ajo do të mbahet mend edhe për faktin se ishte tenistja numër një në botë për 186 javë radhazi, gjë që askush nuk ia ka dalë në tenisin për femra.

Askush në tenisin e femrave nuk ka fituar aq para në turne sa Serena Williams. Amerikania fitoi 94 milionë dollarë vetëm nga turnet, por shifra shkon shumë më e lartë kur merret parasysh fama që i solli tenisi. Supozohet se ajo fitoi 340 milionë dollarë jashtë fushës falë reklamave dhe sponsorëve.

Epoka e tenisit botëror u shënua nga rivaliteti me motrën e saj. Motrat Williams luajtën deri në 31 ndeshje në karrierën e tyre, Serena fitoi në 19 dhe Venus në 12 duele.

View this post on Instagram

A post shared by US Open (@usopen)

Në fund do të japim një pasqyrë të paraqitjeve të saj në të katër turnetë e Grand Slam dhe statistikave mbresëlënëse, duke qenë se ajo e ka çimentuar statusin e saj si “GOAT”, tenistja më e madhe e të gjitha kohërave.


Australian Open: 92 fitore, shtatë tituj (2003, 2005, 2007, 2009, 2010, 2015, 2017)

Roland Garros: 69 fitore, tre tituj (2002, 2013, 2015)

Ëimbledon: 98 fitore, shtatë tituj (2002, 2003, 2009, 2010, 2012, 2015, 2016)

US Open: 109 fitore, gjashtë tituj (1999, 2002, 2008, 2012, 2013, 2014)


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori