LAJMI I FUNDIT:

Për 3 minuta strehohej i gjithë Kukësi, çfarë do të ndodhë me ‘qytetin’ nëntokësor

Për 3 minuta strehohej i gjithë Kukësi, çfarë do të ndodhë me ‘qytetin’ nëntokësor

Nën Kukës shtrihet një tunel i gjatë 7.5 kilometra i cili është ndërtuar në rast të ndonjë sulmi atomik në kohën e komunizmit.

Arkitekt Andrit Shehu është tashmë një nga të rinjtë që kërkon që të rivitalizohet kjo galeri.


Ai shoqëroi gazetarin dhe moderatorin e emisionit “Opinion”  brenda tunelit, ku tregoi se ende disa pjesë të tij nuk janë ende të përfunduara. Sipas tij, galeritë janë përdorur në kohën e diktaturës për qëllime stërvitore. Ai tregoi edhe një detaj interesant në rast se duhej të strehohej qyteti.

“Për 3 minuta në rast alarmi, i gjithë Kukësi strehohej. Popullata ka qenë rreth 6 mijë – 7 mijë banorë”, tha ai.

Por cili është plani për këtë tunel?

“Ne si bashki kemi një plan për ta kthyer, për ta vitalizuar dhe për t’i rijetëzuar këto galeri. Në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar do i bëjmë një dixhitalizim edhe një planimetri të azhornuar të gjitha galerive. Plani i vjetër duke qenë galeri ‘top secret’ e kohës dhe nuk ekziston azhornimi përfundimtar i të gjitha galerive. Ne mendojmë që një pjesë mund të përdoret edhe për qëllime stërvitore ushtarake, ndërsa pjesa tjetër duke qenë se janë 7.5 kilometër galeri, do ta përdorim për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Shehu./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori