LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 111 aktakuza kundër 127 personave

Për 24 orë, 111 aktakuza kundër 127 personave

Prokurori i Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 111 aktakuza, kundër 127 personave të pandehur.

Në njoftimin e Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se janë ndaluar 14 persona të dyshuar.


Po ashtu, janë kërkuar gjithsej 14 masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, me ç’rast janë paraqitur dymbëdhjetë 12 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 17 personave.

Në njoftim bëhet e ditur se ka pasur edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion  policor ndaj dy personave, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një personi të dyshuar. /Telegrafi/