LAJMI I FUNDIT:

Për 14 vite ishin të martuar, dhe nuk e dinte se burrin e kishte pedofil – kur policia trokiti në derën e çiftit anglez gjithçka u zbulua (Foto)

Për 14 vite ishin të martuar, dhe nuk e dinte se burrin e kishte pedofil – kur policia trokiti në derën e çiftit anglez gjithçka u zbulua (Foto)

Fotografi i dasmave nga Britania e Madhe për vite me radhë kishte mbledhur materiale pedofilie.

Gruaja e tij Donna Winchester as që kishte menduar se ai po bënte një gjë të tillë, pasi ishte e bindur se kohën po e kalonte me editimin e fotografive të çifteve bashkëshortore, transmeton Telegrafi.


Por, e vërteta doli në shesh një javë para festës së Krishtlindjes, kur në derën e tyre trokiti policia. Me tu futur brenda, filluan bastisjen dhe aty u zbulua se burri i Donnas, Phil Davidson është pedofil me një koleksion të madh të video materialeve ku keqtrajtohen seksualisht fëmijët, në mesin e të cilëve ishte edhe një foshnje 18-muajshe.

Ajo çfarë e kishte ndihmuar policinë në lokalizimin dhe identifikimin e tij, ishte IP adresa e internetit nga e cila shkarkonte materiale pedofilie. Me tu marrë në pyetje, ai kishte pranuar të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. Ai është dënuar me 16 muaj burgim, kurse emri i tij gjashtë 10 viteve të ardhshme do të figurojë në listën e pedofilëve.

Donna dhe Phill kanë qenë të martuar për më shumë se 14 vite, ndërsa personalitetin kishte filluar ta ndërrojë në momentin që ishin fejuar. Sipas Donnas, ai filloi të bëhet më i ftohtë dhe tërë natën e kalonte duke luajtur në video-lojëra.

Por, raportet e tyre u përmirësuan kur u bënë prindër, dhe kështu Donna vendosi ta vazhdojë martesën me të. Ndërkaq, Davidson që kishte punuar edhe si shofer autobusi, kishte filluar të merret me fotografi të dasmave dhe për këtë qëndronte tërë natën i zgjuar, duke pretenduar se kinse po i editonte imazhet.

Gjatë asaj kohe shikonte video të përdhunimit të fëmijëve, kurse data-baza e tij përbëhej nga 527 video. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, në gjykatë ai pranoi se filmat me përmbajtje pedofilie i kishin ndihmuar ta luftojë depresionin.

Donna është shkurorëzuar nga burri i saj pedofil, dhe tani ka të dashur të ri me të cilin po mundohet ta fillojë jetën nga e para. /Telegrafi/