Arsenali ka arritur të siguroj transferimin e sulmuesit afrikan Nicolas Pepe.

Topçinjtë kanë ofruar 80 milionë euro në drejtim të Lille, ofertë që është pranuar nga klubi francez.

Të njëjtën shumë e kishe ofruar edhe Napoli, por në fund lojtari refuzoi kalimin në Serie A shkaku i pagës së ulët.

Mediat angleze tani kanë zbuluar edhe pagën që Pepe do ta fitojë te Arsenali dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai zgjodhi Topçinjtë.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin e ri me Nicolas Pepen Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin e ri me Nicolas Pepen

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do të ketë pagë javore prej 116 mijë funteve, apo viti për të do të jetë 5,5 milionë euro.

Oferta financiare e Napolit ishte shumë më e ulët, pasi klubi italian i kishte ofruar vetëm 3,5 milionë euro pagë vjetore.

Arsenali ka arritur që për Pepen ta mposhtë konkurrencën e Napolit, Bayern Munich, Liverpoolit dhe Manchester United. /Telegrafi/