LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin e ri me Nicolas Pepen

Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin e ri me Nicolas Pepen

Arsenali në sezonin e ri pritet të ketë disa ndryshime në formacion, derisa Unai Emery ka kërkuar edhe disa transferime nga Gunners.

Skuadra londineze deri më tani e ka transferuar Dani Ceballos nga Real Madridi në formë huazimi dhe Willian Saliban nga St Etienne, por duke e lënë si të huazuar deri në formë të sezonit.


Topçinjtë po shpresojnë që në këtë afat ta transferojnë edhe Kieran Tierneyn nga Celticu, mirëpo ende nuk po arrijnë marrëveshje për vlerën e lojtarit.

Dani Ceballos (Foto: Arsenal FC/Twitter)

Në mediat angleze raportohet se Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje me Lillen për transferimin e Nicolas Pepes, ndërsa mbeten në diskutime për kushtet e lojtarit.

Nëse skuadra nga veriu i Londrës do ta transferojë anësorin e talentuar dhe mbrojtësin e krahut të majtë, atëherë do të kishte një gjasë më të madhe që të futej në top katërshe.

Arsenali rivalizon skuadrat tjera për Pepen, ofertë e lartë në drejtim të Lille
Lexo po ashtu Arsenali rivalizon skuadrat tjera për Pepen, ofertë e lartë në drejtim të Lille

Gunners në sezonin e kaluar përfunduan në pozitën e pestë, gjersa humbën në finalen e Ligës së Evropës nga Chelseat, për të mos arritur kështu që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin e ri: Bernd Leno, Hector Bellerin, Shkodran Mustafi, Sokratis, Tierney, Ceballos, Granit Xhaka, Mesut Ozil, Pepe, Pierre-Emerick-Aubameyang, Alexander Lacazette. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin 2019/20 (Foto: The Sun)