Pep Guardiola u zbuloi miqve të tij punën e ëndrrave

Pep Guardiola thuhet se u është rrëfyer miqve të ngushtë se do të donte të merrte drejtimin e ekipit kombëtar të Anglisë në të ardhmen. Ai e bëri këtë vetëm disa ditë pasi u largua nga Manchester City, me të cilin fitoi 17 trofe në dhjetë vjet.
Gazetari Jack Gaughan, i cili mbulon Cityn për Daily Mail, ka zbuluar bisedën e Guardiolës me miqtë e tij.
“Nuk mendoj se do ta shohim përsëri në futbollin e klubeve, megjithëse ai njihet për ndryshimin e shpejtë të mendjes. Disa ditë më parë, ndërsa ai po u thoshte lamtumirë tifozëve në Mançester, vajza e tij e madhe postoi diçka në Instagram. Ajo nuk po shkruante vetëm për Cityn, ajo po shkruante për futbollin në kohën e shkuar, gjë që tingëllonte si një letër lamtumire”.
“Megjithatë, ai u ka thënë miqve se do të donte të drejtonte Anglinë në të ardhmen, kështu që nëse rrethanat përputhen, kjo është diçka që duhet marrë në konsideratë”, ka zbuluar Gaughan për Sky Sports.
🚨 Pep Guardiola has privately admitted he would be interested in becoming England manager one day if the right opportunity presents itself. 👀
The former Manchester City boss is believed to be open to international management in the future, with the England job one that… pic.twitter.com/SLKyOFEiiG
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 28, 2026
Pengesa në rrugën drejt stolit të Anglisë
Ka pasur spekulime se Guardiola dëshiron mundësinë për të sfiduar një titull botëror, pasi ka fituar gjithçka që mund të fitohet në karrierën e tij me klube.
Ai ka fituar gjashtë tituj të ligës angleze me Cityn, përfshirë katër radhazi, dhe tre tituj spanjollë dhe gjermanë me Barcelonën dhe Bayernin. Megjithatë, fituesi tre herë i Ligës së Kampionëve ende nuk e ka provuar veten si trajner në një garë të madhe ndërkombëtare.
Nëse ai është i interesuar të drejtojë ekipin kombëtar të Anglisë, Guardiola do të duhet të jetë i duruar, na kujtojnë mediat.
Trajneri aktual Thomas Tuchel nënshkroi një kontratë të re në shkurt që do ta mbajë atë në këtë pozicion deri në Kampionatin Evropian 2028. /Telegrafi/
















































