LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola bën një deklaratë tjetër mbi të ardhmen e Lionel Messit

Pep Guardiola bën një deklaratë tjetër mbi të ardhmen e Lionel Messit

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Lionel Messi duhet të mbetet në Barcelona dhe të përfundojë karrierën e tij në klub.

Kontrata e argjentinasit përfundon në fund të sezonit aktual dhe spekulimet kanë qenë të mëdha në lidhje me karrierën e tij që kur ai deklaroi se dëshironte të largohej nga Barcelona në verën e vitit 2020.

Manchester City i Guardiolas dhe gjigandi francez PSG, të cilët u përballën me njëri-tjetrin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mbrëmë, janë lidhur shumë si favoritë për të nënshkruar me Messin.

Koeman përgjigjet rreth ofertës së PSG-së për Messin
Lexo po ashtu Koeman përgjigjet rreth ofertës së PSG-së për Messin

Rreth kësaj çështje ka folur trajneri i Cityt, Guardiola, i cili në të kaluarën ka punuar bashkë me Messin te Barcelona, duke fituar çdo trofe të mundshëm.

“Unë shpresoj se ai mund ta përfundojë karrierën e tij në Barca. Messi nuk do të gjejë një shtëpi më të mirë sesa në Barca”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“E vetmja gjë që duhet bërë është të kthehemi te origjina e asaj që e bën klubin të veçantë”, përfundoi trajneri katalunas.

Kontrata e Messit me klubin spanjoll përfundon pas dy muajsh dhe nuk ka asnjë tregues se çfarë planifikon të bëjë fituesi i Topit të Artë nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - Kuqezinjtë po kërkojnë barazimin

LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - Kuqezinjtë po kërkojnë barazimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Kombëtarja e Shqipërisë
Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Përfaqësueset
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori