eksperti-banner

Ray Allen ka njoftuar se ka përfunduar karrierën prej basketbollisti.

Allen 41-vjeçar kaloi 18 sezone në NBA, duke luajtur për Milwaukee, Seattle, Boston dhe Miami.


Gjatë karrierës ka pasur një mesatare prej 18.9 pikë në 1300 ndeshje ndërsa u shfaq në dhjetë herë në "All-Star" ndeshjen, transmeton Telegrafi.

Allen ka shënuar më së shumti tre pikësha në historinë e NBA-së, përkatësisht 2973 duke mos llogaritur ndeshjet e ‘Play Off’.

Ai ishte dy herë kampion i ligës më të fortë të basketbollit, gjegjësisht me Boston Celtics në vitin 2008 dhe Miami Heatin 2013. /Telegrafi/

telegrafi sport app