LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët në Maqedoni dorëzuan propozim-ligj për pensione më të larta

Pensionistët në Maqedoni dorëzuan propozim-ligj për pensione më të larta

Bordet nismëtare të pensionistëve nga mbarë vendi, të cilët përmes protestave kërkojnë rritje të pensioneve, janë mbledhur në Tetovë në një takim koordinues. Koordinimi pason pasi dje në Kuvend kanë dorëzuar edhe kërkesë zyrtare për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor dhe ligjin për sigurime shëndetësore.

Me këto propozime shpresojnë se do të marrin mbështetje nga deputetët për kërkesat e tyre, rritje lineare prej pesë mijë denarë dhe pension minimal prej 18 mijë denarë, si dhe lirim nga participimi gjatë mjekimit spitalor për personat më të vjetër se 62 vjet te gratë dhe 64 te burrat.


Pensionistët thonë se nëse propozimet pranohen do t’i ndërpresin protestat.

“Ne presim rezistencë, por meqë po afrohen zgjedhjet presim që do të zgjidhin disa gjëra. Me “pakot” aktuale që duan të japin si masa kundër krizës, dua të përmend se ato janë paratë tona, i kanë bërë kështu që të shkojnë tek më të rrezikuarit. Por ne nuk duam ta zgjidhim problemin tonë përgjithmonë, tha Dragan Ugrinovski, kryetar i bordit nismëtar.

Ky është takimi i katërt kombëtar koordinues i bordeve nismëtare. U analizua edhe puna e mëparshme, përkatësisht protesta masive e 7 nëntorit dhe tubimet e mëparshme nëpër qytete.