LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski sot mbledh Këshillin e Sigurisë

Pendarovski sot mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti Stevo Pendarovski për sot me fillim në ora 12 ka caktuar seancë të Këshillit të Sigurisë, njoftoi Kabineti i shefit të shtetit.

Në rend dite të seancës që do të mbahet në vilën “Vodno”, do të jetë gjendja e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik.


Në seancë, krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshevski dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu.