LAJMI I FUNDIT:

Peja pëson në Gjermani në FIBA Europe Cup

Peja pëson në Gjermani në FIBA Europe Cup

Peja është mundur në Gjermani nga NINERS Chemnitz në FIBA Europe Cup, ku dallimi u bë në pjesën e dytë, pasi e para ishte e barabartë. Verdhezinjtë pësuan 98:72 (26:29, 22:16, 25:11, 25:16).

Peja bëri paraqitje shumë të mirë, ku jo vetëm që ishte e barabartë përballë gjermanëve, por edhe për një nuancë më e mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:19.


Periudha e dytë ishte e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 48:45.

Megjithatë, dallimi u bë në periudhën e pjesën e dytë. Këtu u ndie edhe mungesa e Lis Shoshit dhe Arian Qallakut, ndërsa gjermanët treguan fuqinë e tyre, duke e fituar ndeshjen 98:72.

Jacop Calloway i Pejës e mbylli ndeshjen me 14 pikë e 13 kërcime, ndërsa Jay Jay Chandler shtoi 17 pikë, kurse Justin Davis me 14.

Takimin e radhës dhe të parin në shtëpi në këtë edicion për garat ndërkombëtare, kampionia e Kosovës do ta ketë më 25 Tetor kundër Heroes Den Bosch nga Holanda. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori