Verdh e zinjtë pësuan humbje javën e kaluar nga Teodo në Malin e Zi, ndërsa tani synojnë fitore për ta mbajtur pozitën e parë në Grupin A, transmeton Telegrafi.

Pas tetë xhirosh në Ligën Ballkanike, Peja ka arritur të shënoj katër fitore derisa ka pësuar tri disfata. Ndërkohë kundërshtari i pejanëve, Rilski Sportist, ka numër të njëjtë të fitoreve dhe të humbjeve nga tri.


Pejanët llogaritën favorit për të triumfuar në këtë ndeshje, falë edhe tifozëve të tyre fantastik ‘Shqiponjat’, të cilët pritet të jenë në një numër të madh në sallë. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app