LAJMI I FUNDIT:

Peci: Këtë vit grantet për bujqësinë e blegtorinë do të jenë 26.3 milionë euro

Peci: Këtë vit grantet për bujqësinë e blegtorinë do të jenë 26.3 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar sot se këtë vit janë paraparë të ndahen 26.3 milionë euro për grante në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Këtë njoftim Peci e ka bërë në një konferencë për media, ku ka prezantuar programin për zhvillimin rural, grante.


Para gazetarëve, ai tha se ky program ofron mundësi të financimit të projekteve për fermerët, agropërpunuesit, bizneset rurale dhe grupet lokale të veprimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Programi ka për qëllim rritjen e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë në fermë, përkrahjen e fermerëve të rinj, për të orientuar prodhimin sipas kërkesës së tregut, sigurimin e përgjigjes më të mirë ndaj kërkesës për ushqim më cilësor”, u shpreh Peci.

Ai tha se 13 milionë euro do të ndahen që fermerët të mund të përfitojnë investime në strukturën e fermave, përmirësimin e kushteve higjienike në fermat blegtorale, modernizimin e pajisjeve dhe objekteve për, siç tha ai, arritje të standardeve evropiane.

Peci tha se do të ketë rritje të sipërfaqeve me pemë, dhe perime në plantacione të hapura. Po ashtu tha se 5.8 milionë do të ndahen për përpunim të qumështit, mishit, pemëve dhe verës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori