Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një festë të të rinjve në fshatin Perqevë të Shtërpcës ka gjetur kokainë, ekstazë e marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 30 prill 2026 në ora 23:15.


“Policia i është përgjigjur një informate se gjatë një feste të disa të rij janë duke u përdorur substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes kanë hasur rreth 100 persona të cilët posa ka intervenuar policia janë shpërndarë në drejtime të ndryshme”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit në hapësirat e jashtme në një livadh dhe në një garazh janë gjetur dhe sekuestruar: 4.2 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, 22.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazë dhe 0.7 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Nuk raportohet për të arrestuar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet. /Telegrafi/