Rreth 30 mijë euro mallra të dyshuara si kontrabandë zbulohen në Pejë


Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Pejë, Administratës Tatimore të Kosovës dhe njësisë Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara si të kontrabanduara.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, në Pejë.
"Njësitë relevante të policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë bërë kontroll në objektin e të dyshuarit mashkull kosovar dhe veturën e tij, ku kanë gjetur mallra Samsung, 1 IPAD të pa deklaruara dhe të dyshimta të kontrabanduara si 160 koka mbushëse të kërkimit me rrymë APPLE 20, 13 telefona Smart të tipit IPHONE modele të ndryshme, 13 telefona celular modele të ndryshme të tipit dhe 2 Apple Watch", thuhet në raport.
Ndërkaq, mallrat e cekura janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës dhe sipas vlerësimit mallrat e sekuestruara vlerësohen rreth 30.000 euro.
I dyshuari pas intervistimit me udhëzime të prokurorit është liruar, lënda ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/



































