Nga burgu në spital, fitueses iraniane të çmimit Nobel për Paqe i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Fituesja iraniane e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, është transferuar nga burgu në spital pas përkeqësimit të rëndë të gjendjes së saj shëndetësore.
Familja e saj dhe mbështetësit kanë bërë thirrje për javë të tëra që regjimi iranian t’i lejojë trajtim urgjent mjekësor.
Deri tani, këto apele duket se janë injoruar nga autoritetet, raporton newyorktimes.
Fondacioni “Narges” ka njoftuar se Mohammadi është transferuar nga burgu në një spital lokal.
Nga ky fondacion ishte bërë e ditur në shkurt se ajo kishte nisur një grevë urie.
Në muajin mars u raportua se gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar dhe se dyshohej se kishte pësuar një sulm në zemër.
Familja ka theksuar vazhdimisht se asaj i është mohuar kujdesi mjekësor.
Një nga aktivistet më të njohura iraniane për të drejtat e njeriut, Mohammadi fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2023 për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive për të gjithë. /Telegrafi/



















































