LAJMI I FUNDIT:

PDK nuk është tërhequr për Gani Kocin! (Video)

PDK nuk është tërhequr për Gani Kocin! (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit, ka folur për propozimin që Gani Koci të marrë postin e ministrit të Drejtësisë, të cilin partneri i koalicionit LDK nuk e ka aprovuar.

Ai tha se po vazhdojnë konsultat dhe janë në pritje të një vendimi.


“Ne jemi ende në pritje të një vendimi, të shohim se në të ardhmen do të vendoset. Do të vazhdojnë konsultat dhe së fundmi do të vijë vendimi i drejt që të kemi një përfaqësim të duhur. Janë proceduar që paraprakisht duhet të zhvillohen bisedime. Është kryesia e partisë, është vendimi i saj”, ka deklaruar Grabovci.  /Telegrafi/