ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në kuvend bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin për takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti u shpreh se takimi me Hamzën pret që të jetë konstruktiv.


“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislatures së 11-të”, tha Kurti.

Ky është takimi i parë i Kurtit me krerët e partive politike pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Ai do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Takimet vijnë pasi Kurti u ka dërguar letër për takim kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjë që është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Fatlum Jashari. Ftesat janë dërguar një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. /Telegrafi/