LAJMI I FUNDIT:

PDK: Do t’i zbardhim të gjitha abuzimet me privatizimin e pronave publike

PDK: Do t’i zbardhim të gjitha abuzimet me privatizimin e pronave publike

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi dhe Sejdi Hoxha kanë paralajmëruar se do të nxjerrin me emër dhe mbiemër të gjithë abuzuesit e pronave publike në Kosovë dhe përkatësinë e tyre politike.

Deputetët Bytyqi dhe Hoxha gjatë një konference për media, kanë folur për punën e Komisionit Hetimor parlamentar për privatizimin.

“Për një kohë të gjatë Partia Demokratike e Kosovës është akuzuar padrejtësisht për abuzime dhe përfitime të paligjshme me procesin e privatizimit. Madje shumë prej këtyre akuzave kanë ardhur pikërisht nga partitë që më së shumti kanë shfrytëzuar këtë proces për interesa të ngushta të zyrtarëve të saj. Prandaj, ne si PDK kemi nisur këtë proces që synon të zbardhë keqpërdorimet e mundshme që mund të kenë ndodhur në këtë proces, si dhe t’i informojmë drejtë të gjithë qytetarët e vendit për çdo lidhje politike që kanë pasur personat të cilët kanë privatizuar asetet shtetërore të vendit tonë”, tha Bytyqi.

Komisioni ka përzgjedhur edhe katër ekspertë profesionalë të cilët do ta ndihmojnë punën profesionale të tij.

Ish-ministri Sadriu: Jam i zhgënjyer me procesin e privatizimit, u dogjën dokumente
Lexo po ashtu Ish-ministri Sadriu: Jam i zhgënjyer me procesin e privatizimit, u dogjën dokumente

Për intervistim në këtë Komision janë ftuar ish-ministra, drejtorët e bordeve dhe drejtorët ekzekutiv të Bordit të Privatizimit, si dhe përfaqësuesit e UNMIK-ut të cilët kanë qenë pjesë e bordit të AKP-së.

Në listën e dëshmitarëve janë propozuar që të jenë edhe ish kryetari i Bordit të AKM-së, Andy Bearpark dhe drejtorët menaxhues, Herbert Schmidt, Yergen Mendricki dhe Jasper Dick. /Telegrafi/