LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Sadriu: Jam i zhgënjyer me procesin e privatizimit, u dogjën dokumente

Ish-ministri Sadriu: Jam i zhgënjyer me procesin e privatizimit, u dogjën dokumente

Një pjesë e dokumentacionit në Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, tash Agjencia Kosovare e Privatizimit është djegur është djegur.

Kështu ka thënë ish-ministri i Financave, Ali Sadriu gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.


“Shpresoj që ky proces më në fund të zbardhet. Procesi i privatizimit nuk i ka mbërri aq sa duhet objektivat. Ku zhgënjimin ma të madh e kam përjetuar kur ato çka janë privatizuar janë shit. Unë kam prit që ato ndërmarrje të vazhdojnë punën”, tha Sadriu, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se problemet duhet të hulumtohen edhe jashtë bordit të AKP-së.

“Një pjesë e dokumentacionit në AKM është djegur. Pastaj problemet e mëdha duhet t’i hulumtoni, jashtë Bordit edhe jashtë AKM-së, por edhe në dhomën e veçantë të Gjyqit. Kaq qenë një tender që ndërkombëtarët shumë kanë lobuar që ta shtynë përpara, nuk e kemi lejuar, megjithatë ka kaluar po është sjell në Gjykatën e Veçantë edhe atje është dhënë. Fjala është se, kur janë hartuar dispozitat ligjore, të cilat bazohen praktikat operacionale të procesit, ose djalli fshihet në detaje”, ka treguar ai.

Rexha: Pesë mijë ari tokë u shitën për vetëm nga 1 euro ari nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
Lexo po ashtu Rexha: Pesë mijë ari tokë u shitën për vetëm nga 1 euro ari nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Po ashtu, ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi, Blerim Rexha gjatë raportimit në Komision, kishte thënë se pesë mijë ari tokë të pronës shoqërore janë shitur vetëm nga një euro ari në Agjencinë Kosovare e Privatizimit. /Telegrafi/