LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht humbjes, Morina i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e Ferizajt përball Gjilanit

Pavarësisht humbjes, Morina i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e Ferizajt përball Gjilanit

Ferizaj ishte duke fituar deri në fund të ndeshjes së parë në edicionin 2022/23 ndaj Gjilanit, por që në minutat e fundit pësuan humbje.

Gjilanasit shënuan fitore 3-2 në shtëpi, derisa Abnor Morina ka thënë se ishte i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij.


“Gjilani luajti mirë si gjithmonë. E uroj për fitoren dhe e uroj për suksese në vazhdim. Ne gabuam. Ishin gabime njerëzore”, ka thënë fillimisht trajneri i Ferizajt për Art Sport.

Solomon ia fiton tre pikë Gjilanit në duelin e vështirë me Ferizajn
Lexo po ashtu Solomon ia fiton tre pikë Gjilanit në duelin e vështirë me Ferizajn

“Në përgjithësi isha i kënaqur me lojën dhe i përgëzoj djemtë për paraqitjen”.

“Morëm golat nga ndërprerjet, por kjo është pjesë e lojës së futbollit”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/