LAJMI I FUNDIT:

Paulinho zbulon se çfarë i tha Messi që e bindi të kalojë te Barça, e gjitha kjo gjatë një gjuajte të lirë në miqësoren Brazil-Argjentinë

Paulinho zbulon se çfarë i tha Messi që e bindi të kalojë te Barça, e gjitha kjo gjatë një gjuajte të lirë në miqësoren Brazil-Argjentinë

Paulinho ka zbuluar se Lionel Messi e ka pyetur atë nëse dëshiron të transferohet te Barcelona dhe kjo në fund e bindi të pranojë ofertën e spanjollëve.

E gjitha kjo teksa braziliani ishte duke u bërë gati të ekzekutojë gjuajtjen e lirë në miqësoren mes Brazilit dhe Argjentinës këtë verë.


Rroga javore e Neymarit, Ronaldos dhe Messit (Foto)
Lexo po ashtu Rroga javore e Neymarit, Ronaldos dhe Messit (Foto)

Dyshja në këtë takim ishin kundërshtarë dhe në fund fitoi Messi, por muaj më vonë ata u bënë bashkëlojtarë pasi Paulinho kaloi nga Guangzhou Evergrande te Barcelona dhe për këtë mesfushori tha:

“Isha duke u bërë gati të ekzekutoja një gjuajte të lirë në takimin mes Brazilit dhe Argjentinës. Papritmas, e pash Messin duke më ardhur nga mbrapa dhe pastaj më tha: ‘Do shkosh te Barcelona apo jo?’, unë ia ktheva ‘nëse do të më marrësh atje, mundesh. Do shkoj”, ka thënë Paulinho për El Periodico.

“Pas kësaj ishte nervoz dhe i thash Willianit të merr gjuajtjen e lirë”.

“Në fund të takimit kemi ndërruar fanellat me Messin. Ai nuk më la të bëja gjuajtën e lirë, por tani jam këtu”. shtoi për fund braziliani.

Edhe pse për transferimin e 29-vjeçarit kishte shumë dyshime, ai ia ka dal të përshtatet mirë te katalunasit.

Paulinho në të kaluarën ishte pjesë edhe e Tottenhamit, por nuk tregoi paraqitje shumë të mira. /Telegrafi/

Festa e si bashkëlojtarë

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori