LAJMI I FUNDIT:

Paul Pogba rrëfen për vendimin e tij që t’i kthehej islamit: U luta një herë dhe më nuk u ndala

Paul Pogba rrëfen për vendimin e tij që t’i kthehej islamit: U luta një herë dhe më nuk u ndala
(Foto: Getty Images/Instagram)

Paul Pogba ka rrëfyer se kishte filluar të mendonte për shumë gjëra para se të kthehej në islam dhe të bëhej më i qetë përbrenda. Futbollisti francez, i cili në bëri një pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk është rritur si mysliman, edhe pse nëna e tij e praktikon islamin.

Mirëpo, pasi kishte kaluar një periudhë të vështirë, ylli i Manchester Unitedit vendosi ta studionte religjionin dhe të ndiqte shumë miq të tij duke u kthyer në besim. Pogba thotë se vendimi për t’iu përkushtuar fesë e ka bërë atë person më të mirë, shkruan Daily Mail.


Gjatë një interviste për The Times, mesfushori është pyetur se çfarë kuptimi ka për të të qenit mysliman: “Është gjithçka. Është ajo që më bën falënderues për gjithçka”.

“Më ka bërë të ndryshoj, t’i kuptoj gjërat në jetë. Më duket se më ka bërë më të qetë përbrenda. Ishte një ndryshim i mirë në jetën time, sepse nuk kam lindur mysliman, edhe pse nëna ime ishte (myslimane). U rrita thjesht ashtu, duke pasur respekt për të gjithë”.

Të gjitha lajmet nga Paul Pogba
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

View this post on Instagram

🤲🏾blessed🏝☀️#dubai

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on May 24, 2019 at 1:15pm PDT

“Islami nuk është imazhi që e shohin të gjithë – terrorizmi… Ajo që dëgjojmë në media, është diçka krejt tjetër. (Islami) është diçka e bukur. Duhet ta njohësh. Cilido mund ta gjejë veten të lidhur me islamin”, ka thënë Pogba.

Gjatë muajit të Ramazanit, 26-vjeçari së bashku me mbrojtësin e Chelseat, Kurt Zouma, bënë pelegrinazh në Mekë. Kjo nuk ishte hera e parë që ai e vizitonte Qaben, pasin e ka bërë edhe në të kaluarën.

View this post on Instagram

pogfamilly ❤️🕌

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on May 25, 2019 at 4:11am PDT

I pyetur se pse vendosi të bëhej mysliman në të njëzetat, Pogba, i cili nuk konsumon alkool dhe e ka një fëmijë me të dashurën Maria Salaues, ka thënë: “Ndodhi (në atë periudhë), sepse kam shumë miq myslimanë. Flasim vazhdimisht. E pyesja veten për shumë gjëra, pastaj fillova ta bëja kërkimin tim personal”.

“U luta njëherë me miqtë e mi dhe u ndjeva ndryshe. U ndjeva vërtet mirë. Që nga ajo ditë, vazhdova. Duhet të lutesh (falesh) pesë herë në ditë, (namazi) është një nga shtyllat e islamit. Është diçka që bëhet”, ka thënë francezi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori