LAJMI I FUNDIT:

Paul George i pandalshëm, Oklahoma merr fitoren e shtatë radhazi

Paul George i pandalshëm, Oklahoma merr fitoren e shtatë radhazi
Feb 1, 2019; Miami, FL, USA; Oklahoma City Thunder forward Paul George (13) shoots over Miami Heat guard Josh Richardson (0) during the first half at American Airlines Arena. Mandatory Credit: Jasen Vinlove-USA TODAY Sports

Oklahoma City Thunder janë futur në një seri fantastike të fitoreve.

Të udhëhequr nga Paul George, Thunder kanë marrë edhe fitoren e shtatë radhazi ku kësaj radhe kanë triumfuar në udhëtim te Miami Heat.


Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte 102:118 në të mirë të ekipit nga Konferenca e Perëndimit.

Paul George ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar 43 pikë, shtoi pesë asistime e pati shtatë kërcime.

George ishte i pandalshëm nga jashtë zonës pasi shënoi plot 10 tre pikësha.

Me lojë të mirë te Thunder u dallua edhe gjermani Dennis Schroder me 25 pikë.

Russell Westbrook vazhdoi me ‘Triple Double’, pasi në këtë takim realizoi 14 pikë, pati 14 asistime dhe shtoi 12 kërcime.

Olynyk me 21 pikë dhe Richardson me 18 të tjera ishin më efikasit tek vendasit, por që nuk mjaftuan për ta befasuar Oklaoman. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornet – Memphis Grizzlies 100:92

New York Knicks – Boston Celtics 99:113

Miami Heat – Oklahoma City Thunder 102-118

Utah Jazz – Atlanta Hawks 128:112

Denver Nuggets – Houston Rockets