LAJMI I FUNDIT:

Pati një njoftim të madh për të bërë për fansat, The Weeknd tërhiqet mbrapa pasi kupton gjendjen në Ukrainë

Pati një njoftim të madh për të bërë për fansat, The Weeknd tërhiqet mbrapa pasi kupton gjendjen në Ukrainë

The Weeknd ka tërhequr planet për një njoftim të madh në Twitter pasi pa lajmet për krizën e vazhdueshme në Ukrainë.

Këngëtari i hitit “Blinding Lights” prej ditësh kishte ngacmuar fansat se të enjten do të bënte një njoftim me rëndësi për fansat e tij në rrjetin social Twitter, shkruan The Independent.


Të enjten e 24 shkurtit, muzikanti – emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye – publikoi një status në Twitter ku shkruante: “Le të shkojmë”.

Foto: The Weeknd/Instagram

Me këtë ai kishte nënkuptuar se do t’i përditësonte fansat me një njoftim të madh pas disa orësh.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në lindje të Ukrainës.

Menjëherë pas fjalimit të Putinit, pati raportime për shpërthime në periferi të Kharkiv, Kramatorsk dhe Mariupol, si dhe në kryeqytetin Kiev.

Foto: The Weeknd/Instagram

Fansat ishin të shpejtë për ta këshilluar këngëtarin amerikan që të gjente një ditë tjetër më të mirë për njoftimin e tij të madh.

“Dua të them, jo koha më e mirë”, u përgjigj një përdorues i Twitterit në statusin e këngëtarit, ndërsa një tjetër u tall me zgjedhjen e tij për të dërguar mesazhin ndërsa po ndodhnin çështje të tjera.

Foto: The Weeknd/Twitter

Dy orë më vonë, The Weeknd informoi publikun se postimi në Twitter ishte dërguar pa dijeninë e tij për situatën të tensionuar në rritje, në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, tani po shoh se çfarë po ndodh me konfliktin dhe do të pauzoj deri në një njoftim të nesërm”, u tha ai fansave, përpara se të shtonte: “Lutem për sigurinë e të gjithëve”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori