LAJMI I FUNDIT:

Pasojat kur një veturë përplaset me rimorkion e kamionit, derisa lëvizë me shpejtësi prej 483 kilometra në orë

Pasojat kur një veturë përplaset me rimorkion e kamionit, derisa lëvizë me shpejtësi prej 483 kilometra në orë

Shpejtësia prej 483 kilometra në orë është vënë si kufiri i fundit, kur veturës nuk do t’i mbetet as edhe një buton.

Videoja e publikuar më poshtë tregon ndikimin që mund ta ketë një aksident trafiku, varësisht nga shpejtësia me të cilën lëviz vetura, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet fjalë për një video të vërtetë apo një testi të përplasjes, por një simulim 3D që tregon katastrofën e shkaktuar kur një veturë përplaset me një tjetër derisa lëvizë me 483 kilometra në orë.

@oldtenderman That escalated quickily😂 #beamng #beamngdrive #gaming #fyp #crash #foryou #foryoupage ♬ original sound – Old Tender Man

Edhe pse shpejtësia prej 483 kilometra në orë mund të tingëllojë si e pabesueshme që mund ta përjetojë ndonjë shofer.

Videoja tregon fillimisht goditjen prej 16 kilometra në orë, ku nuk ndodhë pothuajse asgjë. Gjërat ndryshojnë kur shpejtësia rritet në 50 km/h.

Të dy mjetet dëmtohen rëndë, derisa në një kuadër tjetër, tregohet shpejtësia prej 120 km/h, kur vetura përfundon nën rimorkion e kamionit. /Telegrafi/