LAJMI I FUNDIT:

Pasime të sakta dhe aksion fantastik, Benzema kalon Realin në epërsi ndaj Valencias

Pasime të sakta dhe aksion fantastik, Benzema kalon Realin në epërsi ndaj Valencias

Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Valencias pas 65 minutave lojë.

Ka qenë sulmuesi francez Karim Benzema që ka zhbllokuar ndeshjen me një gol të bukur të shënuar.


Në fakt ka qenë një aksion shumë i mirë i madrilenëve, ku ishte Eden Hazard që nisi gjithçka.

Belgu bashkëveproi mirë me Luka Modric dhe në fund dha pasin final për Karim Benzeman i cili nuk e pati të vështirë të shënoj për 1-0.

Për francezin goli ndaj Valencias ishte i 15-ti në këtë kampionat teksa vazhdon të ndjekë Lionel Messin për ‘Këpucën e Artë’. /Telegrafi/