LAJMI I FUNDIT:

Pasiguria ekonomike botërore godet edhe Zvicrën

Pasiguria ekonomike botërore godet edhe Zvicrën

Rritja ekonomike e Zvicrës u ngadalësua në tremujorin e dytë të 2019-së, me rënien e shpenzimeve të biznesit, pasojave të luftës tregtare dhe një rënieje në Gjermaninë fqinje. Investimet ranë me 1 për qind, gjë që të cilën Sekretariati Shtetëror për Ekonominë fajësoi “mjedisin e pasigurt”. Kompanitë tashmë kanë paralajmëruar gjithashtu perspektivën se një monedhë më e fortë shton problemet, mirëpo Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.3 për qind për periudhën në fjalë.

Zvicra është duke ndjerë efektet e pasigurisë së krijuar nga BREXIT dhe mosmarrëveshja SHBA-Kinë, e cila po zvogëlon kërkesën në nivel botëror dhe bëri që monedha vendase franga të mbajë një diferencë dukshëm më të lartë kundrejt euros, në të paktën dy vitet e fundit. Banka qendrore e vendit i është përgjigjur vlerësimit të monedhës me ndërhyrje për ta ndaluar atë të bëhet edhe më e fortë, përcjell Telegrafi.

Pasiguri në rritje është për Zvicrën edhe Gjermania, e cila gjendet në prag të recesionit dhe po sheh sektorët e ekonomisë të zhyten në rënie muajt e fundit. Ky është një lajm i keq për Zvicrën, pasi Gjermania është tregu i saj më i madh i eksportit.

Pse është vështirë të jetosh në Zvicër?
Lexo po ashtu Pse është vështirë të jetosh në Zvicër?

“Nëse shikojmë treguesit kryesorë, e ardhmja nuk do të jetë aq e mirë. Problemet janë ende përpara, akoma nuk kanë filluar”, thotë David Marmet, një ekonomist në Zuercher Kantonalbank.

Për Zvicrën nuk është e panjohur të luftojë me një monedhë vendase të fortë, krahasuar me të tjerat, por problemi është kërkesa e dobët botërore. Kjo vë në pikëpyetje parashikimin e Bankës Kombëtare të Zvicrës për një rritje rreth 1.5 për qind këtë vit. Ekonomistët e Bloomberg e vlerësojnë rritjen e mundshme me rreth 1.3 për qind, ndërsa qeveria është edhe më pesimiste, me një parashikim prej 1.2 për qind. /Telegrafi/