LAJMI I FUNDIT:

Pasi nuk shkoi në Rusi, Era shfaqet në Prishtinë me veturë luksoze (Foto)

Pasi nuk shkoi në Rusi, Era shfaqet në Prishtinë me veturë luksoze (Foto)

Në Festivalin Evropa Plus në Moskë, është pritur të performojnë katër këngëtare shqiptare, në mesin e të cilëve edhe Era Istrefi.

Mirëpo, këngëtarja nga Kosova e anuloi udhëtimin në Rusi për shkak të, siç është thënë, rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.


Merr kërcënime nga Rusia sepse "BonBon" është në shqip, Era Istrefi nuk udhëton fare për koncertin në Moskë
Lexo po ashtu Merr kërcënime nga Rusia sepse "BonBon" është në shqip, Era Istrefi nuk udhëton fare për koncertin në Moskë

Duke qenë se duhej të këndonte në shqip dhe të prezantohej si shtetase e Kosovës, Era ka marrë kërcënime, prandaj vendosi të mos shkonte.

Era fotografohet në Prishtinë

Në ndërkohë, krijuesja e hitit “Bonbon” është fotografuar në Prishtinë me Jaguarin e saj të ri.

Sa i përket muzikës, Era është duke punuar në projektin e ri, i cili lansohet më 25 gusht në bashkëpunim me yllin e hip-hopit, French Montana.

Nga ana tjetër, në Moskë kanë udhëtuar Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Arilena Ara. /Telegrafi/