Pasi konfirmuan lidhjen, Klodi dhe Elijona ndajnë një tjetër moment të veçantë bashkë


Në rrjetet sociale dhe në media po vazhdon të komentohet gjithnjë e më shumë raporti mes Elijonës dhe Klodit, të cilët duket se po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.
Dyshja është parë së fundmi në “Alba Festival”, ku nuk kanë munguar momentet e afërta dhe sjelljet që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Vëmendje të madhe po ashtu ka marrë edhe një video e publikuar nga Klodi në TikTok, ku Elijona shihet duke drejtuar makinën, ndërsa ai, teksa filmonte, i kap dorën dhe ia vendos mbi këmbën e tij.
@klodianmihaj Passenger princess 🎀🩷 #fyp #klodi #princesstreatment #aesthetic #ulm ♬ careless whisper - leqrio
Klodi e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Princesha pasagjere”, duke bërë shaka me situatën dhe rolet e ndërruara mes tyre në moment.
Ata konfirmuan pak më parë romancën pas ngacmimeve që kishin në Big Brother VIP Kosova 4.
Ish-finalistja shprehu haptazi pëlqim për të, por që modeli asokohe ishte në një lidhje me një vajzë italiane.
Pas Big Brother, ai konfirmoi se është beqar e më pas filloi lidhjen me Elijonën. /Telegrafi/















































