LAJMI I FUNDIT:

Pas virusit kinez, bursat amerikane në rënie të ndjeshme

Pas virusit kinez, bursat amerikane në rënie të ndjeshme

Bursat amerikane pësuan një rënie të ndjeshme gjatë së premtes, me investitorët duke shitur masivisht aksione.

E gjitha për shkak të frikës që po mbretëron si rrjedhojë e virusit të ri kinez që duket se po përhapet me ritme të shpejta.


S&P 500 regjistron kështu javën më të keqe në 6 javë. Të tre indekset kryesore të bursës amerikane u regjistruan në rënie gjatë së premtes, me Standard and Poor’s 500 që regjistron rënien më të madhe në më shumë se 3 muaj, menjëherë pasi autoritetet amerikane raportuan rastin e dytë në territorin amerikan të prekur nga virusi.

Fokusi kryesor i tregjeve dhe investitorëve për momentin është virusi i ri kinez.

“Tregjet e urrejnë pasigurinë, dhe virusi ka mjaftuar për të injektuar një lloj pasigurie në tregje”, shprehen ekspertët dhe analistët e tregjeve.

Por, ka nga ata që mendojnë se investitorët thjesht ishin duke kërkuar për një arsye për të shitur. Shumëkush e konsideron virusin si një justifikim për të tërhequr fitimet. /Telegrafi/