LAJMI I FUNDIT:

Pas vilës luksoze, Kylie Jenner blen pronën e dikurshme të Miley Cyrus

Pas vilës luksoze, Kylie Jenner blen pronën e dikurshme të Miley Cyrus
Kylie Jenner (Foto: Instagram/kyliejenner)

Kylie Jenner i është rikthyer patundshmërive. Vetëm disa ditë pasi e bleu vilën luksoze prej 1.788 metër katrorë në Holmby Hills të Los Angelesit në vlerë prej 36.5 milionë dollarësh, miliarderja ka blerë një pronë të re.

Variety bën të ditur se prona e vlerë përfshin edhe planet për ndërtim, ku do të përfshihet një rezidencë luksoze me terren sportiv, pishinë, garazh për 12 automjete etj.


Kjo pronë, nga viti 2015 deri në vitin 2018 i kishte takuar këngëtares dhe aktores së famshme, Miley Cyrus, e cila atje i mbante kuajt e saj në një fermë.

View this post on Instagram

happy friday .. 🧡

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on May 1, 2020 at 10:06am PDT

Miley e kishte shituar pronën para dy vitesh për pesë milionë dollarë, ndërsa atë tash e ka blerë miliarderja më e re në botë për një shumë që besohet të jetë rreth 15 milionë euro.

Ndryshe, krahas vilës në Holmby Hills, Jenner në malet e Beverly Hillsit e ka marrë edhe një rezidencë në vlerë prej 13.5 milionë euro dhe një zonë turistike në Palm Desert të Kalifornisë.

View this post on Instagram

💙

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on May 7, 2020 at 10:49am PDT

Megjithatë, rezidenca kryesore e yllit televiziv është shtëpia në Hidden Hills, të cilën e ka blerë në vitin 2016 për 12 milionë dollarë. /Telegrafi/