eksperti-banner

Dy sulme të ndara kanë ndodhur jashtë Aeroportit të Kabulit, ku pas raportimeve të para thuhet se kanë ndërruar jetë 11 persona.

Tashmë kanë nis edhe reagimet e para të liderëve botëror, ku presidenti francez, Emmanuel Macron pohoi se situata është tejet e rrezikshme.


Ai ka thënë se situata është "përkeqësuar thellësisht" në Afganistan, raporton bbc.

240784171 552132819176701 1837396840997696063 n

Macron bëri thirrje për kujdes para se "situata të shkojë në drejtimin që ne nuk mund ta kontrollojmë" dhe shtoi se situata rreth aeroportit mbetet shumë e rrezikshme.

SHBA dhe aleatët e saj u kanë bërë thirrje njerëzve të largohen nga aeroporti i Kabulit për shkak të kërcënimit të një sulmi nga një degë e grupit të armatosur ISIS i quajtur si K-ISIS, raporton bbc.

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit dhe se ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku po e përcjell situatën në Afganistan.

Ndryshe, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, gjatë ditës kishte paralajmëruar se kishte informata “shumë të besueshme” për një kërcënim “të rëndë” në kryeqytet. /Telegrafi/