LAJMI I FUNDIT:

Pas sukseseve të vazhdueshme në tregun internacional, Ava Max publikon albumin e parë debutues “Heaven and Hell”

Pas sukseseve të vazhdueshme në tregun internacional, Ava Max publikon albumin e parë debutues “Heaven and Hell”

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka bërë një tjetër ngjitje të suksesshme në karrierën e saj.

Më në fund pas dy vitesh debutimi në tregun ndërkombëtare dhe një pune intensive përgjatë kësaj kohe, ajo ka arritur të nxjerrë në treg albumin e saj të parë.


“Heaven nad Hell” titullohet albumi i parë debutues i këngëtares shqiptare, që përkthyer në shqip do të thotë “Parajsa dhe ferri”.

Kopertina e albumit “Heaven and Hell” nga Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)

E lumtur për këtë projekt të sajin, Ava Max, ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram lajmin se tashmë albumi i saj i parë është i disponueshëm në të gjitha platformat online dhe si kopje fizike në dyqane.

“Pritja për ‘Heaven and Hell’ më në fund ka mbaruar! Avatars (fansa), faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni treguar në çdo hap të rrugës. Jam shumë krenare për këtë album dhe shpresoj që do t’ju bëjë të kuptosh sa të fortë jeni dhe të mos pushosh kurrë së qeni vetja juaj e vërtetë. Ju dua … ky është vetëm fillimi”, ka shkruar 25-vjeçarja në Instagram.

Ava Max publikon këngën e re "Naked", vjen e zhveshur dhe provokuese në klip
Lexo po ashtu Ava Max publikon këngën e re "Naked", vjen e zhveshur dhe provokuese në klip

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës Amanda Koçi ka përmbledhur në albumin e saj debutues plot 15 këngë të suksesshme të karrierës si: “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I” etj.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë me albumin, Ava Max, publikoi edhe këngën e saj më të re “Naked” e cila është pjesë e albumit të ri, në klipin e së cilës u shfaq në disa skena mjaft provokuese. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori