LAJMI I FUNDIT:

Pas skandalit të shuplakës në BBVA – Kejvina humb afro 30 mijë ndjekës në Instagram, Luiz Ejlli fiton mbi 200 mijë sosh

Pas skandalit të shuplakës në BBVA – Kejvina humb afro 30 mijë ndjekës në Instagram, Luiz Ejlli fiton mbi 200 mijë sosh

Modelja Kejvina Kthella ka qenë një prej personazheve më të përfolur gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi gjatë një debati me këngëtarin Luiz Ejlli mbrëmjen e së shtunës, ajo e goditi me shuplakë konkurrentin e Big Brother VIP Albania.


Mu për këtë shkak, produksioni mori vendimin që mbrëmjen e së martës ta përjashtojë bukuroshen bionde nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Mesa duket eksperienca në Big Brother VIP Albania ka qenë një ogur i keq për Kejvinën, pasi siç rëndom ndodh te shumica që të fitojnë ndjekje më të madhe në BBV – me të në fakt ndodhi e kundërta.

Pas rrjedhjes së videos ku Kejvina ushtron dhunë ndaj Luizit, Arbana Osmani humb mijëra ndjekës në Instagram dhe merr kritika
Lexo po ashtu Pas rrjedhjes së videos ku Kejvina ushtron dhunë ndaj Luizit, Arbana Osmani humb mijëra ndjekës në Instagram dhe merr kritika

Po të shohësh Instagramin e saj, mund të vëresh se që nga hyrja e saj në spektaklin më të ndjekur të momentit, Kejvina ka humbur mbi 20 mijë ndjekës.

Pas incidentit me Luiz Ejllin në Big Brother VIP Albania, faqja e Kejvinës në Instagram bllokon të gjitha komentet e ndjekësve
Lexo po ashtu Pas incidentit me Luiz Ejllin në Big Brother VIP Albania, faqja e Kejvinës në Instagram bllokon të gjitha komentet e ndjekësve

Ajo kishte plot 817 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram më datë 24 dhjetor 2022, kur edhe u fut brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Profili i Kejvina Kthellës në hyrje të Big Brother VIP Albania (Foto: Kejvina Kthella/Instagram)

Ndërkohë që pas daljes së saj të martën, Kthella ka vetëm 788 mijë ndjekës, që i bie rreth 30 mijë ndjekës më pak.

Raporti i humbjes së ndjekësve të Kejvina Kthellës në Instagram

Por krejt e kundërta ndodh me konkurrentin e saj kundërshtar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin, i cili e nisi me vetëm 600 ndjekës aventurën e tij në BBVA dhe tani ka afro 240 mijë sosh.

Raporti i shtimit të ndjekësve të Luiz Ejlli në Instagram

Një humbje të vogël ndjekësish ka pasur edhe prezantuesja e programit, Arbana Osmani, e cila kishte dy mijë ndjekës më pak deri në momentin kur produksioni i BBVA ndërmori masa ndaj veprimit të Kejvinës. /Telegrafi/

Profili i Kejvina Kthellës pas daljes nga Big Brother VIP Albania (Foto: Kejvina Kthella/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori