LAJMI I FUNDIT:

Pas shkatërrimit masiv të tankeve ruse nga forcat ukrainase, Putini rikthen në punë “reliktet” sovjetike – tanke të viteve të 60-ve shihen në Ukrainë

Pas shkatërrimit masiv të tankeve ruse nga forcat ukrainase, Putini rikthen në punë “reliktet” sovjetike – tanke të viteve të 60-ve shihen në Ukrainë

Forcat e armatosura ruse kanë filluar të dërgojnë në juglindje të Ukrainës tanke që janë 60 vite të vjetra – duke konfirmuar pretendimet e ekspertëve ushtarakë, se Vladimir Putini po e humb luftën e në veçanti termi “zgjerim ushtarak” as që është duke ekzistuar.

Një kolonë e gjatë e tankeve të tipit T-62 që filluan të prodhohen në vitin 1961, janë filmuar në një stacion treni në qytetin Melitopol të Ukrainës, vetëm pak ditë pasi është raportuar se ushtria ruse ka mbetur pa mjete të blinduara si pasojë e sulmeve ukrainase që në masë të madhe i ka shkatërruar, transmeton Telegrafi.


Çfarë është sistemi i shumëfishtë raketor amerikan dhe pse ukrainasit e kërkojnë me ngulm?
Lexo po ashtu Çfarë është sistemi i shumëfishtë raketor amerikan dhe pse ukrainasit e kërkojnë me ngulm?

Rusia ka afro 2.900 tanke tjera moderne të tipit T-90, T-80 dhe T-72 që aktualisht i ka në përdorim, thuhet në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Sigurisë – ku sipas këtij instituti mbi 10 mijë tanke të gjeneratave të ndryshme i ka të sistemuara nëpër muze e depo të ndryshme.

E pasi që forcat ukrainase kanë njoftuar se mbi 1.300 tanke ruse i kanë shkatërruar, duket se Putinit i ka mbetur vetëm një – rikthimi në punë i tankeve të vjetra që dikur i ka përdorur Bashkimi Sovjetik.

E këto 10 mijë tanke të vjetra, shumë prej tyre nuk punojnë si duhet apo kanë mangësi të shumta teknike gjatë punës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori