LAJMI I FUNDIT:

Pas shembjes së dheut në një vend-punishte në Prishtinë, drejtori i Emergjencës: Kemi urdhëruar ndalimin e punimeve si dhe policia ka filluar hetimet

Pas shembjes së dheut në një vend-punishte në Prishtinë, drejtori i Emergjencës: Kemi urdhëruar ndalimin e punimeve si dhe policia ka filluar hetimet

Një veturë ka rënë sot rreth orës 12:00 në një vend-punishte pasi është shembur dheu në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale të theksuara.


Sipas tij, Policia e Kosovës në konsultim me prokurorinë kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes bashk me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit. Kemi bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe sigurimin e hapësirës. Policia ka filluar hetimet në konsultim me prokurorinë”, tha ai.

Fushtica po ashtu u shpreh se: “Inspektorët e urbanizmit janë në vendin e ngjarjes duke i marr masat dhe duke filluar inspektimin nëse ka pasur lëshime nga ana e ndërtuesit gjatë ndërtimit”.

Shembet dheu, vetura bie në një vend-punishte në Prishtinë
Lexo po ashtu Shembet dheu, vetura bie në një vend-punishte në Prishtinë

Tutje drejtori për Siguri dhe Emergjenca tha se kanë urdhëruar që të ndalohen të gjitha punimet nga ana e ndërtuesit.

“Në këtë vend kemi urdhëruar që të ndalohen të gjitha punimet dhe të sanohet vend-punishtja dhe të sigurohet që mos të ketë rrëshqitje të tjera të dheut. Inspektorët janë duke udhëzuar punuesin që të bëj sanimin e asaj grope që është shembur në mënyrë që mos të vijë në rrëshqitje të tjera të dheut. Po ashtu e kemi ndërprerë dhe rrymën në një pjesë të lagjes, dhe KEDS është duke bërë sanimin e këtij problemi”, theksoi Fushtica.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 12:00 është raportuar për shembje dheu në një vend-punishte në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.

Nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve materiale përfshirë këtu edhe një veturë”, ka thënë Borovci.

Po ashtu siç tha ai, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Telegrafi ju sjell fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori