LAJMI I FUNDIT:

Pas rigjykimit, dënohet sërish me 3 mijë e 400 euro gjobë ish-shefi i Shërbimeve Publike në Malishevë

Pas rigjykimit, dënohet sërish me 3 mijë e 400 euro gjobë ish-shefi i Shërbimeve Publike në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, pas rigjykimit sërish e ka shpallur fajtor ish-shefin e Shërbimeve Publike në Malishevë, Ismet Mazreku, i cili tani pasi që është rikualifikuar vepra penale po akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar.Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Nikollë Komani, i akuzuari Mazreku fillimisht është dënuar me gjashtë muaj burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo, me pëlqimin e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Emrush Kastrati, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 3,400 euro.Sipas gjykatësit Komani, i akuzuari Mazreku është obliguar që të dëmtuarës, përkatësisht Komunës së Malishevës t’ia kompensojë edhe dëmin e shkaktuar në shumën prej 8,728.90 euro.Ai i njoftoi palët se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor.


Ndryshe, i akuzuari Mazreku fillimisht akuzohej për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, mirëpo në fund të rigjykimit prokurori Ramiz Buzhala e ka bërë rikualifikimin e veprën penale në atë të falsifikimit të dokumentit zyrtar.Për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Gjykata Themelore në Gjakovë, më 20 janar të këtij viti, e kishte dënuar Mazrekun me gjashtë muaj burgim, i cili më pas me pëlqimin e të akuzuarit ishte zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumën prej 3,400 euro, dënim të cilin më pas e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës, më 20 korrik të këtij viti i ka anuluar aktgjykimet e themelores dhe apelit, duke e kthyer kështu rastin në rivendosje në shkallën e parë.Gjykata Supreme duke vepruar sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga avokati Emrush Kastrati, i ka anuluar aktgjykimet e themelores dhe apelit, dhe e ka kthyer rastin në rivendosje në shkallë të parë.Supremja ka gjetur se aktgjykimi i themelores është në kundërshtim me dispozitivin e aktgjykimit, arsyetimi i aktgjykimit është në kundërshtim me përmbajtjen e kontratës së prokurimit, arsyetimi i aktgjykimit është në kundërshtim me dispozitivin, dhe se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm.

“Nga të gjitha këto rezulton se edhe pretendimi në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për atë se nuk është vërtetuar në mënyrë ligjore dashja e të dënuarit për kryerjen e veprës penale dhe se në dëm të tij është bërë shkelje e ligjit penal, për tani është i bazuar”, thuhet ndër të tjera në arsyetim të Supremes.Ndryshe, sipas aktakuzës së pandryshuar, e ngritur më 13 mars 2019, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Ismet Mazreku fillimisht akuzohetj se në cilësinë e personit zyrtar, shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete apo tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, me rastin e inicimit të “kërkesës për furnizim me kabllo elektrike” për nevojat e fshatit Gajrak të Komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit, në vlerë prej 8.728.90 euro, nga kompania N.T.SH “Leoni” me seli në Malishevë, të cilën edhe pse e ka pranuar, duke konfirmuar në bazë të raportit të 27 tetorit 2015, nuk vërtetohet se e njëjta është investuar në fshatin Gajrak te Komunës së Malishevës.Më këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422 par.2 pika 2.1 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori