LAJMI I FUNDIT:

Pas pezullimit nga puna të Nagip Krasniqit, ministrja Rizvanolli viziton KEK-un

Pas pezullimit nga puna të Nagip Krasniqit, ministrja Rizvanolli viziton KEK-un

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në këtë ndërmarrje.

Vizita e saj erdhi menjëherë pas marrjes së vendimit nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, për pezullim nga puna të kryeshefit Nagip Krasniqi i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.


KEK përmes një njoftimi bëri të ditur se ministrja Rizvanolli u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.

Ajo u prit nga ushtruesi i detyrës së KEK-ut, Përparim Kabashi.

Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Lexo po ashtu Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi

Njoftimi i plotë:

Sot, KEK-un e ka vizituar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli e cila është mirë pritur nga zv. Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë dhe Bordi i Drejtorëve,  me ç ‘rast znj. Rizvanolli  u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.

Lidhur me këtë, zv. Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar Ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që ajo drejton, siguruan se është duke u punuar pandërprerë në të dy termocentralet për të prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit energjetik.

Tutje ata theksuan se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj duke shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur në të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar. /Telegrafi/