LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi

Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në KEK.


Në njoftim bëhet e ditur se Krasniqit i është ndërprerë marrëdhënia e punës me efekt të menjëhershëm.

Mbrojtja e Nagip Krasniqit ushtron ankesë në Apel ndaj vendimit për masën e paraburgimit
Lexo po ashtu Mbrojtja e Nagip Krasniqit ushtron ankesë në Apel ndaj vendimit për masën e paraburgimit

“Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim:

BD ka marrë vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në Korporata Energjetike e Kosovës.

Disa ditë më parë i njëjti ishte arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Njësia e Veçantë kishte bastisur zyrën e tij, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. /Telegrafi/