eksperti ad

Ai shijoi sërish ndjenjën e fushës së futbollit pas një kohe të gjatë futbollisti i LLapit.

Bëhet fjalë për Lorik Aliun, i cili dikur konsiderohej si ndër talentët e së ardhmes së futbollit të Kosovës.


Pas pesë vitesh të përcjella me lëndime të ndryshme, mesfushori luajti për llapjanët në ndeshjen ndaj Feronikelit.

49948924 10156885599007243 2453363225886982144 o

“I lumtur që luajta një ndeshje zyrtare pas pesë vitesh mungesë…Ndjenjë e papërshkrueshme”, ka shkruar Aliu në llogarinë personale në Facebook.

Theksojmë se bardhekaltërit para shikuesve të vetë në stadiumin "Zahir Pajaziti" pësoi humbje nga drenicakët me rezultat 3-1.

Ndryshe, Aliu më parë kishte luajtur edhe me Prishtinën derisa ishte provuar edhe në Borussia Dortmund. /Telegrafi/

aliulorik

telegrafi sport app