LAJMI I FUNDIT:

Pas përfundimit të edicionit të 21-të të DokuFest, ministri Çeku: Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij

Pas përfundimit të edicionit të 21-të të DokuFest, ministri Çeku: Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij
Foto: Screenshot/Facebook

Mbrëmë (e diel) ka qenë nata përmbyllëse e edicionit të 21-të të festivalit DokuFest.

Edhe ky edicion u përmbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori.


Në këtë natë i pranishëm ka qenë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Foto: Screenshot/Facebook

Ky i fundit në një postim të bërë në Facebook thekson që Kosova po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij.

DokuFest shpall temën e edicionit të sivjetmë, "How to survive"
Lexo po ashtu DokuFest shpall temën e edicionit të sivjetmë, "How to survive"

Postimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):

“DokuFest XXI u mbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori dhe filmin e Scorsese “The Last Ëaltz” kushtuar koncertit lamtumirës të rock bendit kanadezo-amerikan “The Band”. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij.

Prizreni për nëntë ditë me radhë u transformua në një kinema të hapur. Ata që shijuan filmat e një programi të kuruar me shumë pasion, përjetuan edhe atmosferën magjike të qytetit. Thirrja e festivalit sivjet ishte për të gjithë ne, mbi të gjitha temat e vështira, nga ndryshimet klimatike te autoritarizmi, nga cënimi i të drejtave të njeriut te luftërat, varfëria, fashizmi.

Me DokuFest që u mbyll mbrëmë, Bienalen Manifesta që mbetet e hapur deri në fund të tetorit, festivalet si Anibar, Chopin Piano Festival e Ramë Lahaj Opera Festival, Sunny Hill Festival dhe shumë ngjarje të tjera kulturore në gjithë vendin tonë, paraqitjen e shkëlqyer në Bienalen e Venecias me Jakup Ferrin, reformën kulturore që kemi nisur, rritjen e buxhetit për kulturën, bursat për profilet deficitare në kulturë, marrëveshjet e bashkëpunimit kulturor me shtete të Europës, funksionalizimin e Operas së Kosovës, themelimin e Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor, blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, 2022-ta do të arkivohet si një ndër vitet më të suksesshme artistike të vendit. Dhe kemi edhe pesë muaj deri në fund të vitit.

I gjithë ky sukses, para se gjithash është rezultat i punës së madhe të komunitetit tonë artistik. Artistë e aktivistë kulturorë, institucione arti e operatorë kulturor, individë e organizata të shumta, u jam mirënjohës për përkushtimin dhe ju siguroj që politikat tona qeveritare për kulturën do të vazhdojnë të ndjekin rrugën dhe udhëzimet tuaja”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori