LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Devin Booker, Kendall Jenner pozon nudo e shtrirë pranë pishinës

Pas ndarjes nga Devin Booker, Kendall Jenner pozon nudo e shtrirë pranë pishinës

Kendall Jenner i tregoi të gjitha për postimin e saj të fundit në Instagram, duke u bërë banja dielli tërësisht nudo mes ndarjes së saj nga Devin Booker.

Modelja 26 vjeçe, u fotografua e shtrirë në bark, e veshur vetëm me një kapele bejsbolli të gjelbër të “818 Tequila”.


Një bikini me fije ishte shpërndarë në sallonin pranë saj, së bashku me një shishe me ujë, ndërsa ajo shkruante në telefonin e saj.

Foto: Kendall Jenner/Instagram

Galeria e fotografive, sipër të cilave ajo thjesht vendosi ‘emoji’ të skuqur, shfaqi gjithashtu foto dhe video të saj duke hipur mbi kalë, duke shijuar një pjatë me sushi dhe perëndimin e diellit.

“Më thuaj se ti dhe i dashuri juaj u ndatë pa më thënë se ti dhe i dashuri u ndatë”, komentoi një ndjekës, duke iu referuar ndarjes së saj të fundit nga ylli 25-vjeçar i NBA.

Çifti u nda javën e kaluar pas dy vitesh së bashku.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, tha një burim.

View this post on Instagram

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

“Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”, tha tutje ky burim.

Vetëm muajin e kaluar, ylli televiziv mori pjesë në dasmën e motrës së madhe Kourtney Kardashian dhe bateristit të Blink-182 Travis Barker në Itali, në shoqëri të Booker

Së fundmi ata u panë së bashku në ditëlindjen e mikeshës së familjes Anastasia “Stassie” Karanikolaou në Los Angeles.

Foto: GC Images

Dyshja nisën për herë të parë lidhjen në pranverën e 2020 në mes të pandemisë COVID-19.

Kendall Jenner shfaqet pa makijazh dhe në veshje sportive në daljen e saj të parë pas raportimeve për ndarjen nga Devin Booker
Lexo po ashtu Kendall Jenner shfaqet pa makijazh dhe në veshje sportive në daljen e saj të parë pas raportimeve për ndarjen nga Devin Booker

Megjithatë, ata nuk e konfirmuan romancën e tyre deri në ditën e Shën Valentinit të 2021.

Jenner i bëri gjërat zyrtare në Instagram në kohën kur postoi një foto të saj në rrjetet sociale ku shihej duke u përqafuar me Booker. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Magazina
Emri i saj do të thotë

Emri i saj do të thotë "biznes" - Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

Magazina
Kalo në kategori