LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner shfaqet pa makijazh dhe në veshje sportive në daljen e saj të parë pas raportimeve për ndarjen nga Devin Booker

Kendall Jenner shfaqet pa makijazh dhe në veshje sportive në daljen e saj të parë pas raportimeve për ndarjen nga Devin Booker

Ajo është beqare tani pas ndarjes nga Devin Booker.

Dhe Kendall Jenner mpri vëmendje teksa u pa duke shkuar në stërvitje të shtunën (25 qershor).


26-vjeçarja zhveshi barkun e saj të hollë me një sytjena sportive të zeza dhe dollakë, ndërsa ishte nisur për në klasa pilates dhe boksi në Los Angeles.

Veshja theksoi gjithashtu këmbët e saj të gjata dhe krahët e tonifikuar. Ajo i la flokët brune të mbledhura lart në një bisht të lartë.

Modelja e pasarelave kaloi nëpër parking me një çantë koordinuese të varur mbi supe, shkruan DailyMail.

Kendall është sërish beqare pasi dyshohet se u nda nga i dashuri i saj Devin pas rreth dy vitesh së bashku.

Dyshohet se çifti u nda pasi kuptuan se lidhja e tyre nuk po përparonte.

“Pas dy vitesh ata patën një bisedë “ku po shkon kjo”. Dhe duke qenë se ata nuk po ecnin përpara, ishte koha për të marrë një pushim, ndoshta përgjithmonë”, tha një burim i afërt me çiftin.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera. Karriera e Kendall gjithashtu dominon jetën e saj”, tha tutje ky burim.

Kur lajmet për ndarjen filluan të përhapeshin, një burim zbuloi për “Entertainment Tonight” se ka disa mundësi që dyshja të rregullojnë romancën e tyre.

“Kendall ndihet sikur janë në rrugë të ndryshme”, tha një burim për yllin e realitetit 26-vjeçar, i cili fillimisht u shoqërua me Devin në vitin 2020.

Një tjetër burim tha se Kendall dhe Devin “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por ata nuk janë në të njëjtën faqe”.

Në një episod të “The Kardashians” që u transmetua në fillim të këtij muaji, Kendall tha se ndjehej “sikur po vinte dita që të kishte fëmijë”.

Kendall, nga ana tjetër, është e fundit nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind vetë.

Devin, i cili luan për Phoenix Suns, u lidh me Kendall gjatë verës së vitit 2020, por ata u zyrtarizuan në Instagram vetëm në ditën e Shën Valentinit 2021.

Ndahen Kendall Jenner dhe Devin Booker
Lexo po ashtu Ndahen Kendall Jenner dhe Devin Booker

Muajin e kaluar, Devin ishte takimi i Kendallit në dasmën luksoze italiane të motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian, e cila tani është e martuar me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

Për momentin Kendall ka 20 mbesa dhe nipër – dy nga Kylie, nëntë nga gjysmë motrat dhe vëllau i tyre Kardashian dhe nëntë të tjerë nga pjesa tjetër e Jenner.

Babai i Kendall është transgjinorja, Caitlyn Jenner, e cila gjithashtu ka gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe yllin, Brody Jenner.

Brody dhe Kendall janë tani dy anëtarët e vetëm të mbetur të brezit biologjik të Caitlyn që nuk i kanë dhënë nipër dhe mbesa akoma. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Magazina
Kalo në kategori