LAJMI I FUNDIT:

Pas martesës me Kourtney Kardashian, ish-bashkëshortja e Travis Barker nxjerr në ankand unazën e tyre të fejesës

Pas martesës me Kourtney Kardashian, ish-bashkëshortja e Travis Barker nxjerr në ankand unazën e tyre të fejesës

Unaza e fejesës së Shanna Moakler nga Travis Barker po shitet në ankand.

Ish-modelja e Playboy po shet unazën e saj prej 4 karatësh diamanti dhe do të fillojë ofertën me 51 mijë dollarë (47.5 mijë euro), sepse është gati të lë prapa atë kapitull të jetës së saj.

“Mendoj se është një pjesë e bukur dhe me të vërtetë ishte unaza ime e ëndrrave”, tha ylli i “Celebrity Big Brother” për Us Weekly në një deklaratë.

Foto: WireImage

“Sidoqoftë, ai kapitull i jetës sime ka mbaruar dhe edhe pse mbajtja e saj në një kohë më solli gëzim të madh, shpresoj se do të gjejë një shtëpi të re dhe do të vazhdojë t’i sjellë dikujt aq lumturi sa dikur për mua. Është me të vërtetë një unazë ikonë!”, tha ajo.

Moakler po nxjerr në ankand bizhuterinë mbresëlënëse nga ‘Cartier’ me prerje të rrumbullakët 4,01 karat – në Worthy.com.

Ankandi fillon të premten, 27 maj dhe zgjat deri të martën, 31 maj, por mund të zgjatet në varësi të nivelit të interesit.

Foto: Mega

“Shpresoj të shitet për 120 mijë dollarë (111 mijë euro). Ajo vlente rreth 160 mijë dollarë (149 mijë euro)”, tha Moakler.

Pavarësisht nga koha e ankandit – rokeri i Blink-182 u martua së fundmi me Kourtney Kardashian në Itali – por, Moakler këmbënguli se shitja nuk ka të bëjë fare me martesën ish-burrit të saj me një grua tjetër.

“Jam e sigurt që njerëzit do të supozonin se ka lidhje me dasmën, por thjesht doja të gjeja një shitës të duhur dhe Worthy.com është më profesionisti dhe e di se do t’i kushtojë kësaj pjese vëmendjen që meriton”, shpjegoi ajo.

Foto: Getty Image

Moakler dhe Barker u fejuan në Disneyland’s Haunted Mansion dhe u martuan në vitin 2004.

Barker bëri kërkesë për divorc dy vjet më vonë, por dyshja u pajtuan dy herë përpara se të finalizonin ndarjen e tyre në 2008.

Ish-çifti ka djalin Landon, 18 vjeç, dhe vajzën Alabama, 16 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori