LAJMI I FUNDIT:

Pas marrëveshjes personale me Gvardiol, Man City përgatit ofertën për RB Leipzig

Pas marrëveshjes personale me Gvardiol, Man City përgatit ofertën për RB Leipzig

Manchester City është duke bërë gati një ofertë drejt RB Leipzig për mbrojtësin kroat, Josko Gvardiol, me të cilin ka marrëveshje personale prej më shumë se një jave.

Gvardiol është emri i preferuar i trajnerit Pep Guardiola për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ri 2023/24.


Mbrojtësi kroat ka shkëlqyer me RB Leipzig në sezonet e fundit dhe klubi nga Etihad ka arritur tashmë marrëveshje personale me të.

Manchester City ka marrëveshje personale me Josko Gvardiol
Lexo po ashtu Manchester City ka marrëveshje personale me Josko Gvardiol

Megjithatë, City dëshiron të arrij marrëveshje edhe me klubin gjerman dhe Gvardiol t’i bashkohet ekipit para nisjes së përgatitjeve para-sezonale.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferime, Fabrizio Romano, City po përgatit një ofertë zyrtare për Gvardiol pasi oferta prej 75 milionë euro plus bonuse u refuzua nga Leipzig para disa ditësh.

RB Leipzig gjithmonë ka kërkuar të paktën 100 milionë euro për Gvardiol, por City synon të arrij një marrëveshje për një çmim të mesëm mes kërkesës dhe ofertës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori