Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka arritur në Milano për të përfunduar testet mjekësore para transferimit nga Empoli te Interi.

Dita e sotme (e mërkurë) pritet të jetë e ngarkuar për Nerazzurrët, pasi mund të finalizojnë dy transferime.

Para disa orësh arritur Romelu Lukaku për teste mjekësore, ndërsa tashmë ka ardhur edhe një tjetër.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, Lukaku zbret në Milano, gati testet mjekësore dhe nënshkrimi me Interin “Jam shumë i lumtur që jam këtu”, Lukaku zbret në Milano, gati testet mjekësore dhe nënshkrimi me Interin

Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, i cili ka mbërritur gjithashtu për teste mjekësore.

Asllani pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2027 me Interin.

Mesfushori shqiptar thuhet se do të vijë si huazim me pagesë prej katër milionë euro me obligim blerje prej 10 milionësh tjera.

Ndryshe, 20-vjeçari bëri 26 paraqitje në të gjitha garat për Empolin sezonin e kaluar. /Telegrafi/