LAJMI I FUNDIT:

Pas konvertimit në Islam, Sinead O’Connor merr vëmendje me veshje tradicionale islame

Pas konvertimit në Islam, Sinead O’Connor merr vëmendje me veshje tradicionale islame
Sinead kishte veshur fustan tradicional fetar për paraqitjen e saj në TV (Foto: WENN)

Artistja e famshme irlandeze, SINEAD O’Connor, së fundmi u shfaq në një veshje tradicionale fetare pasi u kthye në Islam në muajin tetor.

Këngëtarja 52-vjeçare kishte veshur një hixhab të ndritshëm të kuq, ndërsa u shfaq në ‘RTE One’s The Late Late Show’ në Dublin mbrëmë.

Më herët gjatë ditës, ajo mbërriti në studio me djalin e saj, 15-vjeçarin Shane Lunny.


Sinead kishte veshur fustan tradicional fetar për paraqitjen e saj në TV (Foto: WENN)

Gjatë ditës, ajo ishte veshur me stil më ndryshe, e që dukej mjaft e lumtur dhe e qetë në pantallona blu me një këmishë me rrip rreth belit.

Ajo e kompletoi këtë pamje me shaminë blu të errët.

Ndërkohë, pas konvertimit në Islam, Sinead ndërroi edhe emrin dhe tashmë ajo ka një emër të ri i cili është Shuhada Davitt.

Theksojmë që SINEAD O’Connor u bë më e famshme për publikun në saje të këngës së vitit 1990, “Nothing Compares 2 U”. /Telegrafi/

Sinead (Foto: WENN)